Së shpejti nis faza e dytë e punësimit të studentëve ekselentë

TIRANË, 21 maj/ATSH/ – Pas punësimit pa konkurrim të 86 studentëve ekselentë pranë ministrive me kontratë të përkohshme 1-vjeçare, faza e dytë e thirrjes do të hapet në muajin gusht.

Departamenti i Administratës Publike konfirmon se studentë të tjerë do të kenë mundësi të punësohen pa konkurrim, falë rezultateve të shkollimit të tyre, duke përfituar kështu punësim për një vit për të rinjtë që janë në kërkim të eksperiencës së parë të punësimit.

Sipas shpalljes së Departamentit të Administratës Publike, në përfundim të procedurës së përzgjedhjes së pozicioneve të punës nga ana e kandidatëve të kualifikuar, kandidatët që kanë përzgjedhur vendet e punës për t’u punësuar me kontratë të përkohshme 1-vjeçare në pozicionet specialist dhe të barasvlershëm, në institucionet e administratës shtetërore, jashtë shërbimit civil, për 9 sistemet ministrore, janë aktualisht 86.

z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.