Pakti për Universitetin/ Mbi 4 mijë interesime në Bibliotekën Dixhitale nga 1 mars-30 prill 2019

TIRANË,21 maj/ATSH/- Nga 1 marsi deri në 30 prill të këtij viti në Biblitotekën Dixhitale, e krijuar në kuadër të Paktit për Universitetin, si një tjetër kërkesë e ngritur nga studentët në protestën e tyre, janë kryer 4482 aksesime.

Sipas Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), aktualisht janë hapur të gjitha profilet e stafit akademik edhe studentëve, bazuar në të dhënat zyrtare të dërguara nga Institucionet e Arsimit të Lartë, si edhe trajnimet në lidhje me përdorimin e bibliotekës.

“Nga raporti i fundit për periudhën 1 mars deri në 30 prill ecuria e përdorimit të Bibliotekës Elektronike është: 4482 aksesime; 11663 kërkime; 4554 tekste dhe 1630 abstrakte.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), në bashkëpunim me universitetet publike dhe Rrjetin Akademik Shqiptar (RASH) kanë publikuar së fundmi platformën e Bibliotekës Digjitale Universitare – ulibrary.rash.al;

Përmes kësaj biblioteke digjitale universitare do të mund: të aksesohen, shkarkohen libra mësimore në format pdf; gjithsej 193.900 + eBooks; të aksesohen, shkarkohen artikuj shkencorë, revista shkencore etj; gjithsej 48.00 + Revista Akademike, gjithsej 9M + disertacione / teza, gjithsej 9.2M + raporte, gjithsej 144M + lajme; të përdoret platforma “E-learning” në më shumë se 30 gjuhë të huaja. /k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.