Kontrolli mjekësor bazë, 73 mijë qytetarë u identifikuan në fazën prediabetike

TIRANË, 21 maj/ATSH/- Pas 4 viteve të aplikimit të kontrollit mjekësor bazë, 73 mijë qytetarë u identifikuan në fazën prediabetike.

Të dhënat u bënë publike nga Instituti i Shëndetit Publik, i cili thotë se nëpërmjet këtij seti analizash parandalohen komplikacionet dhe me një stil jete të shëndetshëm shumë prej tyre mund të parandalojnë sëmundjen e diabetit pa patur nevojë për mjekim.

Kontrolli Mjekësor Bazë në zbatim që prej shkurtit të vitit 2015, mundësoi që shqiptarët e një grupmoshe të caktuar, të përfitojnë shërbimin e kontrollit shëndetësor falas, një herë në vit.

Qytetarët drejtohen në Qendrën e tyre Shëndetësore pranë vendbanimit për të bërë kontrollin shëndetësor bazë pa pagesë. z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.