Gjirokastër, “Stolitë tona” hap sezonin turistik

TIRANË, 21 maj ATSH/ Ditën e sotme u zhvillua aktiviteti “Stolitë tona” organizuar nga këshilli i qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me parkun arkeologjik Antigone/Adrianopol, në kuadër të hapjes së sezonit turistik për vitin 2019.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm deputetja e qarkut Gjirokastër Mirela Kumbaro, kandidati për kryetar bashkie për Gjirokastrën Flamur Golemi, kryetari i këshillit të qarkut Armand Hila, drejtues të institucioneve në nivel vendor, si dhe prefekti i qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj.

Ky aktivitet po kthehet në një traditë të përvitshme me qëllim promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore në qark dhe u shoqërua nga një sërë veprimtarish artistike, si parada e kostumeve tradicionale të krahinave të qarkut Gjirokastër, ekspozita e punimeve artizanale, koncert me valle dhe këngë polifonike të performuara nga ansamble të ndryshme të zonës së Gjirokastrës, Përmetit, Tepelenës, Libohovës, Dropullit dhe Delvinës. /m.z/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.