FOKUS – India mamuthi i zgjedhjeve

NJU DELHI, 20 maj /ATSH-DPA/ – Zgjedhjet e përgjithshme në Indi janë padyshim një detyrë e vështirë për një vend me 1,3 miliardë banorë dhe zakonisht zhvillohen në disa faza të shpërndara gjatë disa javëve.

Më poshtë renditen fakte nga zgjedhjet më të mëdha në botë që mbyllën dje:

  • 902 milionë – ky është numri i votuesve të regjistruar në zgjedhjet e vitit 2019, nga 814,5 milionë në vitin 2014. Një numër dukshëm më i madh se e gjithë popullsia e Europës.
  • 67% janë votuesit e rregullt të cilët kanë votuar në gjashtë fazat e para të zgjedhjeve me shtatë faza të vitit 2019.
  • numri mesatar i atyre që votuan në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2014 ishte 66,4%. shifra 60-70 % është një shifër pozitive në Indi.
  • numri i kandidatëve për këto zgjedhje ishte 8 062.
  • gara bëhet për 543 vende në parlament ose Lok Sabha nga 545. Dy vendet e mbetura ruhen për komunitetin anglo-indian që nominohen nga presidenti i Indisë.
  • numri i qendrave zgjedhore të ngritura nga Komisioni i Zgjedhjeve është një milion.
  • numri i makinerive elektronike të votimit (EVM) që janë përdorur, përfshirë ato rezervë është 2,33 milionë.
  • votuesit shtypin një buton që ka simbolin e një kandidati ose fotografinë e tij ose të saj.
  • vlera e dyshuar materialeve dhe ryshfeteve të dhëna nga kandidatët për të influencuar votuesit dyshohet të jetë 490 milionë dollarë.
  • këtu përfshihen para, pije, drogë, metale të çmuara si flori dhe argjend, dhe të mira të tjera materiale si veshje, televizorë dhe soba gatimi të shtrenjta.
  • zgjedhjet parlamentare të Indisë mbahen çdo 5 vjet.
  • zgjedhjet drejtohen nga Komisioni i Zgjedhjeve të Indisë.
  • trupi i pavarur kushtetues ka tre anëtarë me një komisioner kryesor të zgjedhjeve në krye të tij./   /os/ a.jor.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.