TEKNOLOGJI – Shkencëtarët shndërrojnë ADN-në në muzikë dhe animacion

ANKARA, 19 maj /ATSH-AA/ – ADN-ja njerëzore është shndërruar në nota muzikore dhe vizualizuar nga një program kompjuterik në një universitet në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

“Ne e shndërruam në nota dhe e vizualizuam ADN-në në projektin tonë”, tha në një intervistë për AA, Elif Surer, shkencëtare në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme.

“Kemi transformuar karakteristikat që dallojnë secilin person nga tjetri në muzikë, si dhe në sinjale të dritës dhe animacione”, tha Surer.

Surer dhe studentja e diplomuar Elif Bozlak hynë në një projekt të artit të instalimit ​​të titulluar “Muzika brenda teje”, që përfshinte konvertimin e mutacioneve ose dallimet e vogla të rastësishme në kodet tona gjenetike, në sinjale muzikore dhe ndriçuese.

Arti pastaj është shndërruar në një projekt kërkimi me ndihmën e 92 vullnetarëve, tha Surer, për ta prezantuar atë në konferencën akademike GOODTECHS 2018 në Bolonjë të Italisë.

Aybar Can Acar, ligjërues në ODTU, tha se ADN-ja në kromozome bën që çdo qenie njerëzore të jetë e ndryshme.

“Le të mendojmë për kromozomin krejtësisht si një tel, qoftë tel sazi apo kitare, dhe e ndajmë atë në perde. Si rezultat i sekuencimit, kur ndodhin mutacionet, ne krijojmë melodi individuale duke shtypur këto perde”, tha Acar.

” Bozlak tha se pesë vullnetarë kanë marrë pjesë në projektin për vizualizimin e ADN-së. Nuk kemi parë asnjë krijim të veçantë muzikor dhe vizual në të cilat janë përdorur mutacionet e ADN-së”, tha Bozlak.

“Ne i konvertuam kromozomet në vlera të frekuencës duke barazuar gjatësinë e një teli të kitarës. Pastaj krijuam tinguj të ndryshëm, vizuale dhe animacione të ndryshme duke përdorur të dhënat e frekuencës”, shtoi ai.

Bozlak u shpreh se mutacioni i ADN-së nuk paraqet gjithmonë sëmundje.

“Qëllimi ynë është të mësojmë rreth ADN-së me argëtim dhe metoda të mrekullueshme”, theksoi Bozlak./   /os/ a.jor.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.