SHBA – Trump heq tarifat doganore me Kanadanë dhe Meksikën për metalet

UASHINGTON, 18 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të premten heqjen e tarifave për çelikun dhe aluminin nga Kanadaja dhe Meksika duke hapur rrugën për ratifikimin e marrëveshjes së re të tregtisë së lirë që lidh këto tre shtete.

“Ne sapo arritëm një marrëveshje me Kanadanë dhe Meksikën”, tha presidenti amerikan, pasi theksoi se produktet amerikane nuk do të ishin më subjekt i tarifave të larta doganore, por vetëm i tarifave të ulëta.

Me rinegocimin e plotë të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (ALENA), Donald Trump vendosi më 1 qershor 2018 një taksë prej 25% për importin e çelikut dhe 10% mbi ato të aluminit me origjinë nga Kanadaja dhe Meksika, të cilat vendosën në formë kundërpërgjigje masa ndëshkuese më konkretisht ndaj produkteve bujqësore amerikane.

Këto tarifa doganore që nga ajo periudhë janë kthyer në burim tensionesh në marrëdhëniet diplomatiko-tregtare të tre shteteve./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.