Kandidati për kryebashkiak, PS e Matit: Akuzat e PD-së janë shpifje

TIRANË, 19 maj /ATSH/- Partia Socialiste (PS) e Matit i cilëson shpifje akuzat e opozitës për kandidatit socialist për kryebashkiak, Agron Malaj si pjesë e gardistëve në protestën e 21 Janarit 2011.

Kryetari i PS së Matit, Hasan Pasha i cilëson si shpifje këto akuza, që sipas tij në fakt kanë synimin të godasin Kryeministrin Edi Rama.

“Janë kryesisht persona të sponsorizuar nga Partia Demokratike, persona që kanë probleme me shëndetin mendor, njerëz që u janë prishur pazaret dhe persona me precedentë penalë. Berisha e Basha vrasin, vjedhin, mashtrojnë dhe sulmojnë në mënyrën më të ulët kandidatin socialist. Ata harrojnë armatosjen e shqiptarëve në ’97-ën, firmat piramidale, grusht-shtetin 1998, Gërdecin, supervjedhjen e Rrugës së Kombit, vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm, etj., etj.”, shprehet Pasha. /e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.