Kandidati për kryebashkiak i Elbasanit, Llatja takim me banorët e Shushicës

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Pas paraqitjes zyrtare të kandidatëve për zgjedhjet e 30 qershorit, kanë nisur takimet me banorë të zonave përkatëse. Kështu, kandidati i Partisë Socialiste në Elbasan, Gentjan Llatja ka zhvilluar takime me banorë të njësisë administrative Shushicë.

Llatja u prezantua pak ditë më parë si kandidat zyrtar i Partisë Socialiste për bashkinë e Elbasanit. Ai mbante detyrën e prefektit të qarkut.

“Derë më derë në njësinë administrative Shushicë, me Benin dhe Lutfiun vizituam banorë të zonës”, tha Llatja, duke shtuar se takimet shërbejnë për njohjen e problemeve.

“Vazhdojmë t’i japim përgjigje çdo kërkese që vjen nga komuniteti, të moshuarit, gratë dhe të rinjtë”, theksoi ai. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.