KALIFORNI – Gjykata shtyn çështjen e financimit të murit me Meksikën

UASHINGTON, 18 maj /ATSH-AFP/ – Financimi i murit që presidenti amerikan, Donald Trump kërkon me çdo çmim të ndërtojë në kufirin me Meksikën, që është bërë objekt i një sprove force me deputetët demokratë, po shqyrtohet nga një gjykatë federale e Kalifornisë.

Gjyqtari përgjegjës për dosjen e shtyu seancën dëgjimore, që ishte dedikuar kryesisht disa pikave të procedurës, pa dhënë datën se kur do të merrte një vendim.

Ky ushtrim rekursi në gjykatë, i pari në një seri të gjatë, u ndërmor nga 20 shtete të drejtuara nga bastionet demokrate të Kalifornisë dhe Nju Jorkut, organizata e fuqishme për mbrojtjen e të drejtave qytetare, ACLU, si dhe organizata për mbrojtjen e mjedisit si ”Sierra Club” apo një grupim i komuniteteve kufitare.

”Ne shpresojmë që seanca e sotme dëgjimore të nxjerrë në pah atë që është vërtetë në rrezik me ndërtimin e murit nga ana e Trump. Vënia në rrezik e komuniteteve dhe dëmtimi i mjedisit tonë”, u shpreh në një komunikatë Gloria Smith, avokate e ”Sierra Club”./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.