Eksportet shqiptare, rritje me Kosovën, Spanjën e Gjermaninë

TIRANË, 18 maj /ATSH/ – Në muajin prill 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me prill 2018 janë Kosova me rreth 70,4%, Spanja me 8,7% dhe Gjermania me 7,3% të totalit të eksporteve.

Sipas të dhënave të INSTAT, vendet me të cilat eksportet kanë shënuar rënie të lehtë gjatë muajit prill të këtij viti janë: Italia, SHBA dhe Zvicra.

Gjatë këtij katërmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova 52,0%, Maqedonia e Veriut 20,1% dhe Turqia 79,0%.

Në muajin prill 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me prill 2018 janë: Turqia 19,4%, Greqia 36,5% dhe Kina 62,9%. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.