Siguria ushqimore, ligj i ri për Shërbimin Veterinar

Tiranë, 17 maj /ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Blendi Çuçi, zhvilloi sot një takim me Këshillin Strategjik të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ku u diskutua mbi rolin e shërbimit veterinar në zinxhirin e sigurisë ushqimore.

Çuçi tha se “po punojmë për përgatitjen e një ligji të ri për Shërbimin Veterinar”, duke theksuar se do të ketë diskutime të tjera më të gjera me të gjitha grupet e interesit.

“Qëllimi final është të kemi një ligj më të mirë që i jep fund çdo ngërçi dhe që garanton kontroll të shëndetit të kafshëve para dhe pas therjes. Bashkë me ndryshimet në Kodin Penal, ky ligj i lidhur pazgjidhshmërisht me sigurinë ushqimore, mbetet një prioritet për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”, theksoi Çuçi.

Rregullimet e reja kanë rëndësi të madhe për operatorët në treg dhe natyrisht, theksoi ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për konsumatorët që meritojnë produkte të sigurta.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.