Roskovec/ Drejt përfundimit rikualifikimi urban i lagjes “Agaçaj”

TIRANË, 17 maj /ATSH/ – Një tjetër bllok banimi në Roskovec po i nënshtrohet rikualifikimit urban që do të përmirësojë infrastrukturën si dhe cilësinë e jetës për banorët.

Me një investim prej 12.4 milionë lekësh nga të ardhurat vendore, bashkia Roskovec ka ndërhyrë për rikualifikimin urban në bllokun e banimit të lagjes “Agaçaj”.

Punimet janë drejt përfundimit dhe ndërhyrja do të jetë e plotë me ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve, rrjetit të ujësjellësit, shtresave asfaltike dhe ndriçimit.

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore është ndër prioritetet kryesore të bashkisë Roskovec, ndaj dhe investimet vendore janë përqendruar në këtë drejtim.

Janë mbi 23 investime në infrastrukturën rrugore që janë ndërmarrë dhe po zbatohen në gjithë territorin e bashkisë Roskovec, të cilat kanë ndryshuar jetën e banorëve të kësaj bashkie. /m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.