Rama: Gati që të gjithë politikanët t’i nështrohemi vetingut të pasurisë

TIRANË, 17 maj/ATSH/- Kryeministri Edi Rama shprehu gatishmërinë për të miratuar nismën për vetingun e pasurisë së politikanëve.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama tha të enjten në mbrëmje se “kam qenë dhe jam kundër vetingut të politikanëve, sepse atë e bën SPAK-u, një sistem i pavarur drejtësie dhe populli me votë. Unë jam i gatshëm nëse ky (Berisha) bashkë me familjen e tij, Lulzim Basha bashkë me rrethin e tij familjar, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë gati t’i nënshtrohen vetingut të pasurisë përpara një trupe që të respektojë një për një të gjitha normat që respektohen për gjykatësit dhe prokurorët, dhe të gjithë të thonë përpara që nëse dalin të papërshtatshëm për të vazhduar jetën politike, të ikin nga jeta politike. Edhe unë i pari”.

“Unë jam gati që të gjithë së bashku t’i nështrohemi vetingut të pasurisë. Nëse këta janë gati të vijnë dhe pastaj nëse vetingu i pasurisë nxjerr se jemi të gjithë njësoj, të gjithë të ikim”, – deklaroi Kryeministri Rama.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.