Gjatë 24-orëve të fundit, 83 shtetas të proceduar

TIRANË, 17 maj/ATSH/- Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 83 shtetas, konkretisht: 16 janë arrestuar në flagrancë, 11 janë ndaluar dhe 56 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 10 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, të dënuar për veprën penale “Vjedhja”; 2 në qarkun Vlorë, 1 i dënuar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, 1 i dënuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”; 1 në qarkun Lezhë, i dënuar për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës’’ dhe “Kundërshtim i punonjësit te policisë së rendit”; 1 i ekstraduar nëpërmjet ZQK Interpol Tirana, i dënuar për veprën penale “Plagosja e rëndë”; 1 në PKK Rinas, i dënuar për veprën penale “Vjedhja”; 2 në PKK Korçë, 1 i dënuar për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, 1 i dënuar për veprën penale “Vjedhja”; 1 në SPK Muriqan, i dënuar për veprën penale “Mashtrimi”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, konkretisht: 1 rast në qarkun Tiranë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 rast në Berat, me 1 autor të arrestuar në flagrancë; 1 rast në Shkodër, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë; 1 rast në qarkun Durrës, ku po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste, konkretisht: 2 raste të “Kanosja”, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Berat; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Vlorë; 6 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Vlorë dhe 2 në Lezhë, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 12 raste të “Dhuna në familje”, konkretisht: 1 rast në qarkun Fier, ku autori po procedohet në gjendje të lirë; 2 raste në qarkun Vlorë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 9 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 11 raste, konkretisht: 1 rast në qarkun Durrës, 1 në Korçë, 1 në Vlorë, 1 në Lezhë, ku të gjithë autorët janë proceduar në gjendje të lirë. Për 7 rastet e tjera po punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 5 raste aksidentesh, me 5 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 4 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 3 në qarkun Tiranë dhe 1 në Berat, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 2 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në qarkun Tiranë dje 1 në Fier, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 3 raste të “Vjedhja e energjisë elektrike”, 1 në qarkun Tiranë dhe 2 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 8 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, 3 në Elbasan, 1 në Berat, 2 në Lezhë, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Shkatërrim prone”, në qarkun Tiranë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.