SOÇI – Pompeo në Rusi për përmirësimin e marrëdhënieve të akullta

SOÇI, 14 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin pret sot shefin e diplomacisë amerikane, Mike Pompeo në përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet shumë të tendosura mes fuqive rivale, pavarësisht një liste gjithnjë e më të gjatë të çështjeve të tensionuara.

Venezuela, Irani, Siria, Ukraina, çarmatimi… pikat e fërkimit nuk mungojnë dhe në këtë terren të minuar që Mike Pompeo i duhet të luajë rolin e ekuilibristit, mes vendosmërisë dhe vullnetit për afrim të shefit të tij, Donald Trump.

Sipas Kremlinit, sekretari amerikan i Shtetit do të takojë homologun rus, Sergei Lavrov përpara se dy diplomatët e lartë të priten nga presidenti rus.

Ai do të jetë zyrtari më i lartë amerikan që takohet me Vladimir Putin që prej samitit në korrik në Helsinki me Donald Trump, që befasoi klasën politike amerikan nga toni pajtues kundrejt drejtuesit të Kremlinit.

Dy krerët e shteteve do të kenë mundësi të rishihen në samitin e ardhshëm të G20-ës, në fund të qershorit në Japoni./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.