RUSI – Putin kërkon dialog me SHBA-në për stabilitetin e tregjeve të energjisë

MOSKË, 14 maj /ATSH-DPA/ – Rusia dhe SHBA-ja mund të vazhdojnë dialogun mbi stabilitetin e tregjeve të energjisë, deklaroi sot presidenti rus, Vladimir Putin gjatë një vizite në Rusi të kryediplomatit amerikan, Mike Pompeo.

“Ne e dimë që SHBA-ja po bëhet prodhuesi më i madh i naftës”, tha Putin gjatë takimit me sekretarin amerikan të Shtetit në qytetin turistik në Detin e Zi, Soçi.

“Në këtë aspekt kemi shumë gjëra për të diskutuar në lidhje me stabilitetin e tregjeve globale të energjisë”, tha Putin sipas citimeve të bëra nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Ekonomia ruse që varet shumë nga nafta është vendosur në vështirësi kohët e fundit pasi çmimi i naftës ra ndjeshëm për shkak të rritjes së prodhimit. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.