Daul: Dënojmë fuqishëm dhunën, palët të përfshihen në dialog

TIRANË, 14 maj/ Presidenti i Partive Popullore Europiane, Joseph Daul dënoi sot fuqishëm përdorimin e dhunës gjatë demonstratave të fundit në Shqipëri.

Ai inkurajoi të gjitha palët e përfshira, që të kthehen në një dialog të ndershëm politik.

“Dënojmë fuqishëm përdorimin e dhunës gjatë demonstratave të fundit në Shqipëri. Të gjitha palët e përfshira duhet të kthehen në një dialog të ndershëm politik, të adresojnë shqetësimet dhe shkaqet kryesore, të zbusin retorikën dhe të frenojnë dhunën”, tha Daul. /m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.