BRUKSEL – SHBA-ja i kërkon BE-së të hapë iniciativat e mbrojtjes për vendet e treta

BRUKSEL, 14 maj /ATSH-DPA/ – SHBA-ja po nxit Bashkimin Europian të rishikojë përpjekjet e saj për të mbyllur iniciativat në mbrojtje, duke argumentuar se pengesat për kompanitë jo europiane mund të dëmtojnë ose parandalojnë pjesëmarrjen amerikane.

Në vitin 2017, shtetet anëtare të BE-së krijuan një Strukturë Bashkëpunimi të Përhershme (PESCO) për të tejkaluar fragmentimin e tyre tradicional në çështjet e mbrojtjes. Paralelisht, blloku krijoi Fondin Europian të Mbrojtjes për të rritur investimet.

Megjithatë, Franca në veçanti është përpjekur shumë për të mbajtur përfshirjen e vendeve të treta në këtë projekt në një nivel minimal, duke argumentuar se Europa duhet të zhvillojë një strategji autonome.

Letra amerikane që i drejtohet shefes europiane të Punëve të Jashtme, Federica Mogherini shpreh shqetësimin se blloku nuk po respekton angazhimet e BE-së për të garantuar përfshirjen sa më të plotë të vendeve të NATO-s që nuk janë pjesë e BE-së në iniciativat e mbrojtjes. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.