TEHERAN – Një shtetase iraniane dënohet me 10 vite burg për spiunazh në favor të Londrës

TEHERAN, 13 maj /ATSH-AFP/ – Një ish punonjëse iraniane e qendrës kulturore britanike (British Council) u dënua me dhjetë vite burg për spiunazh në favor të Britanisë së Madhe, njoftoi sot zëdhënësi i Autoritetit gjyqësor, cituar nga agjencia ”Mizan”.

”Një shtetase iraniane përgjegjëse e zyrës së Iranit në këshillin kulturor britanik i quajtur ‘’British Council’’ ka bashkëpunuar me agjencitë angleze të spiunazhit’’, deklaroi Gholamhossein Esmaili, sipas Mizan, agjencia e autoritetit gjyqësor. Agjencia konfirmoi se e akuzuara kishte pranuar gjithçka dhe ishte dënuar me dhjetë vite burg./ /v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.