SHBA – Trump mbron politikën e tarifave doganore kundër Kinës

UASHINGTON, 13 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump mbrojti dje politikën e tij të taksave doganore ndëshkuese ndaj Kinës pas deklaratave të paqarta të këshilltarit të tij kryesor për ekonominë, Larry Kudlow i cili pranoi se ky vendim mund të ketë gjithashtu ndikim mbi kompanitë amerikane.

”Ne ndodhemi më konkretisht aty ku do të donin të ishim me Kinën.  Mos harroni, ata iu rikthyen angazhimeve të tyre në tryezën e bisedimeve dhe u përpoqën të rinegociojnë”, thuhej në një postim të Trump në Twitter.

“Ne do të marrim dhjetëra miliarda dollarë tarifa doganore nga Kina. Idealja do të ishte që importuesit e produkteve të mund t’i prodhojnë ato vetë në SHBA, ose t’i blejnë nga vendet që nuk i nënshtrohen tarifave doganore”, shtoi ai.

I intervistuar pak më herët, nga televizioni ‘’Fox News’’, Larry Kudlow pranoi se tarifat doganore nuk do të paguheshin drejtpërdrejtë nga Kina, por nga kompanitë importuese amerikane./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.