Policia kontrolle në Tiranë, 214 shtetas të proceduar

TIRANË, 13 maj/ATSH/- Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka proceduar penalisht gjatë javës që lamë pas 214 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë, 62 shtetas janë arrestuar, 152 janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe 19 shtetas janë shpallur në kërkim.

DVP Tiranë vijon zbatimin e planit të masave nga Policia Rrugore Tiranë, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ku janë arrestuar shtatë drejtues mjeti për veprën penale “Drejtim automjeti në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, ku 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë vendosur 2753 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Në zbatim të planmasave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, nga strukturat Policore të Komisariateve janë ushtruar kontrollet në të gjithë territorin e Qarkut Tiranë.

D.V.P. Tiranë fton të gjithë qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në aplikacionin “Komisariati Digital” për çdo shkelje të ligjit, duke garantuar reagim të shpejtë dhe profesional./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.