Meta, viziton familjen e Klodian Tanushit: Ushtarak shembullor e patriot

TIRANË, 13 maj /ATSH/ – Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri sot një vizitë ngushëllimi në familjen e major Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit në Letoni.

Presidenti Meta shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e një ushtaraku shembullor e patriot.

Major Tanushi u plagos rëndë në incidentin e 6 majit, ku humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj si pasojë e shpërthimit të disa municioneve të paplasura gjatë kryerjes së detyrës në bazën e NATO-s në Letoni, ku po zhvillohej stërvitja ushtarake e një prej aleatëve. Nga ai shpërthim mbeti i plagosur edhe rreshteri Julian Xhevat Kapaj.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.