BELGJIKË – Pompeo në vizitë të paplanifikuar në Bruksel për çështjen e Iranit

BRUKSEL, 13 maj /ATSH-AFP/ – Shefi i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo do të vizitojë sot Brukselin për të diskutuar çështje urgjente, veçanërisht për Iranin me zyrtarët evropianë, të bindur për domosdoshmërinë e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore të arritur me Teheranin.

Në hapje të takimit shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini theksoi se pala europiane do të vijojë të mbështesë plotësisht marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe zbatimin e saj të plotë.

”Vizita e Mike Pompeo nuk ishte e planifikuar dhe i gjeti të papërgatitur evropianët. Ne do të zhvillojmë gjatë gjithë ditës bisedime, me një axhendë të ngarkuar dhe do të shohim mundësinë e organizimit të një takimi, ai është gjithnjë i mirëpritur, por nuk ka një plan konkret për momentin’’, komentoi Mogherini. Pompeo pritet të mbërrijë në Bruksel sot pasdite.

Një takim i posaçëm për Iranin është planifikuar në mesditë mes ministrave të Punëve të Jashtme të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, tre shtetet evropiane nënshkruese të marrëveshjes së vitit 2015 me Teheranin./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.