SHBA – Trump: Fitues i paraprakeve demokrate Biden ose Sanders

UASHINGTON, 10 maj /ATSH-AFP/ – Donald Trump me bindje shprehet se kandidati demokrat që do të përballet me të në presidencialet e nëntorit 2020 do të jetë ose Joe Biden, ose Bernie Sanders, që të dy të moshës shtatëdhjetëvjeçare si ai.

Në një postim në mëngjes herët në Twitter ai shprehet se për mendimin tim përballja do të jetë mes Joe Biden dhe Bernie Sanders.

”Të gjithë të tjerët po largohen me shumë shpejtësi’’, shtoi ai, duke përmendur njëzet kandidatë të tjerë në parapraket demokrate.

Prej disa javësh, miliarderi republikan i ka shtuar sulmet ndaj Joe Biden, ish-zëvendës president i Barack Obama, dëshmi që ai e konsideron atë si një kundërshtar me peshë.// /v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.