FOTO/ Shtëpiza për zogjtë në Parkun e Liqenit në kryeqytet

TIRANË, 10 maj /ATSH/ – Në Liqenin Artificial në kryeqytet u organizua sot praktikë e gjelbër për të edukuar të rinjtë me dashurinë për natyrën.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të ditës Botërore të Zogjve Shtegtarë, nga Agjencia e Parqeve dhe Rekracionit ku të rinjtë e njësisë 8 zhvilluan aktivitete informuese dhe ndërgjegjësuese mbi mbrojtjen dhe shtimin e zogjve në park.

Ata gjithashtu pastruam zonën përreth nga ndotjet plastike, krijuam me to kontenier ushqimi për zogjtë. Vëzhguam nga afër zogjtë e parkut duke krijuar dhe vendosur për ta strehim në zonën përreth liqenit.

Data 10 maj është Dita Botërore e Shpendëve Shtegtarë, në këtë ditë zhvillohen aktivitete të shumta me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me kërcënimet ndaj shpendëve shtegtarë dhe nevojën për ruajtjen e habitateve të tyre. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.