FOKUS – NYT: Thesaret e LM në shitje në FB

NJU JORK, 10 maj /ATSH-ANSA/ – Thesaret antike, që gjenden në zonat e luftës në Lindjen e Mesme, kanë dalë në shitje në Facebook, raportoi gazeta amerikane ”New York Times” duke cituar disa studiues, sipas të cilëve disa prej objekteve të çmuara për shitje përfshijnë objektet e vjedhura nga militantët e ISIS-it.

”Për momentin janë të paktën 90 grupe në Facebook të lidhura me shitjet e paligjshme të antikiteteve të Lindjes së Mesme’’, thekson Amr Al-Azm, profesor i historisë së Lindjes së Mesme në ”Shawnee State University” të Ohajos.

Ndër artikujt në shitje është edhe një bust i vjedhur në Palmira, qytet i  pushtuar për një kohë të gjatë nga militantët e ISIS-it./    /os/ /em/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.