Ruçi: Shqipëria i ka rrënjët në qytetërimin europian

TIRANË, 9 maj /ATSH/ – “Shqipëria i ka rrënjët në qytetërimin europian dhe destinacioni ynë i natyrshëm është Europa e vlerave”, është shprehur sot Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi në një mesazh për Ditën e Europës.

Për Kryetarin e Kuvendit, në themelet e Europës qëndrojnë liria, antifashizmi dhe solidariteti.

Ai e konsideroi Shqipërinë si vlerë të shtuar të Bashkimit Europian dhe lidhur me çështjen e integrimit dhe negociatave, Kryetari i Kuvendit gjykon që “detyrat e shtëpisë” nga Shqipëria janë realizuar.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.