KINË – Pekini: Kundërpërgjigje në rast të rritjes së tarifave amerikane

PEKIN, 9 maj /ATSH-ANSA/ – Kina do të marrë masat e nevojshme nëse Shtetet e Bashkuara Të Amerikës zbatojnë planin e rritjes së tarifave nga 10% në 25%, theksoi Ministria kineze e Tregtisë në një deklaratë.

‘’Shkallëzimi i tensioneve tregtare nuk është në interes të Kinës dhe botës dhe ne shprehim keqardhje për këtë. Kina do të duhet të marrë masat e nevojshme”, shton ajo.

Administrata Trump deklaroi para pak ditësh se do të rriste në 25% tarifat për 200 miliardë dollarë produkte kineze./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.