IRAN- Rohani: Pa marrëveshjen bërthamore, vazhdojmë me pasurimin e uraniumit

TEHERAN, 9 maj  /ATSH-AA/ – Presidenti i Iranit, Hasan Rohani paralajmëroi se vendi i tij do të rrisë nivelin e pasurimit të uraniumit, nëse brenda 60 ditëve palët e marrëveshjes bërthamore nuk sigurojnë ruajtjen e interesave të tij nga ky pakt.

Këto komente Rohani i bëri në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv me rastin e njëvjetorit të tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja bërthamore.

Ai tha se ‘’pas tërheqjes së SHBA-së, shtetet e tjera që janë pjesë e marrëveshjes nuk kanë hedhur hapa për t’i ruajtur përfitimet e Iranit përballë sanksioneve amerikane’’.

“Sipas marrëveshjes, jemi të detyruar të pasurojmë uraniumin me 3,67 %, por nëse pas 60 ditëve nuk arrijmë ndonjë rezultat me pesë shtetet, atëherë ne do t’i japim fund këtij detyrimi”, tha Rohani.

Presidenti amerikan Donald Trump tërhoqi vendin e tij nga marrëveshje bërthamore e vitit 2015 midis Iranit dhe vendeve P5+1 (pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermania).

Menjëherë pas kësaj, Uashingtoi rivendosi sanksione ekonomike ndaj Iranit, duke shënjestruar sektorin energjetik dhe bankar të vendit./   /os/ a.jor.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.