Gjylameti: Dita e Europës, motivim për të vazhduar në projektin e madh

TIRANË, 9 maj /ATSH/ – Në Ditën e Europës deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti ka vënë dhe një herë në dukje përpjekjet e Shqipërisë për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane.

”Objektivat dhe detyrat e Shqipërisë kanë qenë dhe janë të përqëndruara në hapat e zhvillimit të Europës. Reformat në çdo sektorë dhe veçanërisht suksesi i përpilimit të Reformës në Drejtësi thekson rrugëtimin tonë drejt vlerësimit, duke qenë pranë hapjes së negociatave”, tha Gjylameti.

”Dita e Europës vjen si një motivim për të vazhduar në projektin e madh të prosperitetit dhe bashkimin me familjen e madhe europiane”, u shpreh Gjylameti. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.