Dita e Europës, të rinjtë bashkëbisedim në KQZ për rëndësinë e zgjedhjeve

TIRANË, 9 maj /ATSH/ – Në Ditën e Europës, zv.kryetari i KQZ-së, Denar Biba bashkëbisedoi më të rinjtë e organizatës “Qëndresa Qytetare”.

Takimi kishte karakter informues dhe në fokus ishte procesi zgjedhor i 30 qershorit 2019, rëndësia e pjesëmarrjes në votime, ndërgjegjësimi i të rinjve për shmangien e fenomeneve negative që cenojnë votën e lirë dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve.

Nën simbolikën e 9 majit, Ditës së Europës, u bashkëbisedua edhe për rëndësinë e zgjedhjeve të lira e demokratike , si garanci për procesin e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian.

Të rinjtë treguan interes edhe për mënyrën e funksionimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe rolin e përgjegjësinë e KQZ-së në organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.