Ambasadori rumun: Brezi i ri pjesë e së ardhmes së Europës

TIRANË, 9 maj /ATSH-A.ALLA/- “Në të shkuarën nuk kam imagjinuar shumë gjëra të mira për Shqipërinë por ndërkohë tani dua të theksoj që fakti që tani jam në Shqipëri është një pjesë shumë e mirë e jetës time. Ky moment është i rëndësishëm pasi kemi mundësi të diskutojmë për të ardhmen”, – u shpreh ambasadori rumun në Shqipëri, Mircea Perpelea  gjatë aktivitetit të organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë në kuadër të Ditës së Europës.

“Unë kam qenë mësues dhe më pëlqen shumë diskutim me të rinjtë me të cilët do diskutojmë mënyrën sesi do ndryshojmë të ardhmen. Rumania për 6 muaj ka Presidencën e Këshillit të BE-së dhe çdo vend anëtar i Bashkimit Europian ka mundësi që të ketë presidencën e këshillit për 6 muaj”, – tha Perpelea.

”Pjesë e së ardhmes së Europës jeni ju brezi i ri dhe për ne është e rëndësishme të shpjegojmë shumë gjëra për të ardhmen për të qenë së bashku dhe për sfidat që kemi përpara. Rumania aktualisht është pjesë e Bashkimit Europian, por ne duam që të gjithë së bashku të jemi pjesë e BE-së dhe për këtë arsye duhet që të punoni dhe të jemi në një mendje me njëri-tjetrin dhe ne këtë drejtim mendoj që kjo është rruga e vetme për të patur një të ardhme të bukur. Shpresoj që të jemi akoma më bashkë në të ardhmen në krah të Bashkimit Europian”, – përfundoi ambasadori rumun në Shqipëri, Mircea Perpelea. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.