2019, viti i fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE

TIRANË, 9 maj/ATSH/ “2019 është vit historik në rrugën tonë Europiane, viti i fillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian”, – deklaroi sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në Ditën e Europës, Balla kujtoi se “92% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ndërsa 58,5% e tyre thonë se Shqipëria është gati të fillojë negociatat për anëtarësim në qershor”.

Sipas tij, “79% e shqiptarëve mbështesin Reformën në Drejtësi dhe 55% e tyre mendojnë se Reforma në Drejtësi po ecën mirë”.

“Vetëm 13% mendojnë si opozita, se kjo reformë nuk po ecën mirë”, – tha Balla./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.