SOFT NEWS – Archie… emri i foshnjës mbretërore  

LONDËR, 8 maj /ATSH-AFP/ – Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan prezantuan sot për publikun dhe mbretëreshën djalin e tyre, përpara se të njoftonin emrin e të porsalindurit Archie, një zgjedhje që duket e papritur dhe nuk ka lidhje me emrat klasikë të familjes mbretërore.

”Duka dhe dukesha e Sussex janë të lumtur t’ju bëjnë me dije se emri i djalit të tyre është Archie Harrison’’, njoftoi Pallati Buckingham, pasi sqaroi se emri i plotë i fëmijës është “Archie Harrison Mountbatten-Windsor”.

Prindërit e rinj postuan në profilin e tyre në Instagram një foto bardhë e zi ku shfaqen mbretëresha Elisabeta II dhe duka i Edinburgut të buzëqeshur duke vështruar nipin e tyre që mban në duar Meghan. Në krah të saj ndodhet e ëma Doria Ragland dhe bashkëshorti princi Harry.

Përzgjedhja e Archie, versioni i shkurtër i emrit Archibald ka habitur edhe kompanitë e basteve të cilat kishin vënë më tepër baste për Arthur, Alexander apo James.

Foshnja lindi të hënën në mëngjes me një peshë rreth 3,260 kilogramë dhe është i shtati në radhë për fronin britanik./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.