SIRI – OKB: 150 000 civilë janë larguar nga Idlibi

DAMASK, 8 maj /ATSH-ANSA/ –  Më shumë se 150 000 civilë sirianë, të cilët po largohen për shkak të ofensivës ruse dhe qeveritare në verilindje e Sirisë, sipas raportit të OKB-së, në një deklaratë ku denoncohen sulmet intensive ajrore, ato kundër spitaleve dhe infrastrukturave të tjera civile të rajonit, jashtë kontrollit të Damaskut.

“Mbrojtja e civilëve mbetet shqetësimi kryesor “, thotë deklarata e Zyrës së OKB për Koordinimin Humanitar (OCHA).

Raporti thekson se midis 29 prillit dhe 5 majit më shumë se 150 mijë civilë u larguan nga zonat e bombardimeve në kërkim të një strehimi.

Borbardimet ruse dhe të qeveritare goditën rreth 50 objekte, përfshirë të paktën 10 ndërtesa shkollore dhe spitale që shërbenin për rreth 100 mijë persona./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.