Rritja e bashkëpunimit rajonal, si domosdoshmëri për integrimin europian

TIRANË, 8 maj/ATSH/ – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilin nënvizoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit rajonal, si domosdoshmëri për integrimin europian.

Meta u shpreh gjatë takimit se “liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, më se i merituar”.

“Shumë i kënaqur të takohesha sot me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të Brdo-Brijuni. Vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe nënvizuam nevojën e rritjes së bashkëpunimit rajonal, si domosdoshmëri për integrimin europian. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, më se i merituar”, – theksoi Meta.

/k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.