BM – Facebook zgjedh Londrën për sistemin e saj të pagesave në WhatsApp

LONDËR, 8 maj /ATSH-AFP/ – Gjiganti amerikan, Facebook zgjodhi Londrën si selinë botërore për aktivitetet e saj të pagesave online që do të paraqiten së shpejti nga posta e mesazheve WhatsApp, njofton sot kjo e fundit duke konfirmuar një informacion të ”Financial Times’’.

Ky vendim është një lajm i mirë për kryeqytetin britanik, i cila ka ambicie të mëdha në fushën e “fintech” dhe që kërkon të mbetet tërheqës pavarësisht pasigurive të Brexit.

Sipas së përditshmes britanike në fushën e ekonomisë, WhatsApp do të rrisë fuqinë punëtore me një të katërtën me punësimin e rreth 100 personave. Shumica e inxhinierëve do të rekrutohen në Londër, me një staf të punësuar edhe nga Dublini, në Irlandë.

‘’Ne shpresojmë që të punojmë me disa nga ekspertët më të mirë teknikë dhe operacionalë si në Londër dhe në Dublin’’, njoftoi Matt Idema, drejtor i veprimeve të postës së mesazheve, në një deklaratë të transmetuar nga media.

“WhatsApp është një shërbim global dhe këto ekipe do të na ndihmojnë për t’i pajisur përdoruesit tanë me shërbimet e pagesave të WhatsApp’’, thekson ai./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.