Siguria ushqimore, Kote: Masa për një revolucion të vërtetë

TIRANË, 7 maj /ATSH / Zv.ministri i Bujqësisë,  Dhimitër Kote kërkoi më shumë mbështetje për punën dhe djersën e njerëzve që punojnë çdo ditë me ndershmëri për të nxjerrë prodhime cilësore në tregjet shqiptare dhe ato të huaja. I ftuar në një studio televizive, Kote theksoi se fermerët shqiptarë nuk prodhojnë ndryshe për tregun e brendshëm dhe ndryshe për tregun e jashtëm ndërkohë që nga 250 mijë tonë perime dhe fruta që eksportohen në komunitetin europian nga Shqipëria, nuk ka asnjë reklamim.

Duke folur për sigurinë ushqimore, Kote sqaroi se Qeveria e ka marrë seriozisht këtë çështje dhe do të ngrejë kapacitetin e plotë për akreditimin e analizave. “Këtu nis e gjitha puna. Dhe e them me përgjegjësi, do të ketë një revolucion të vërtetë në sigurinë ushqimore”, theksoi Kote.

Ai sqaroi se analizat bëhen për çdo kamion që eksportohet, bëhen analizat.

“Shqetësimi i qytetarëve është i drejtë. Ata mendojnë se eksportet kontrollohen ndërsa për konsum të brendshëm pa kontroll. Kjo nuk është e vërtetë, pasi kemi një treg ku fermerët nuk prodhojnë vetëm për tregun e huaj apo vetëm për tregun vendas. Ata prodhojnë dhe shesin sapo u vjen kërkesa, qoftë nga shtetet e huaja, qoftë nga supermarketet në vend”, tha ai.

Kote sqaroi se ka fitorregullatorët ndryshojnë nga hormonet dhe përdoren në gjithë Europën. Sipas tij, janë bërë analiza dhe janë marrë kampione nga zonat ku ka pasur informacione se mund të ketë veprime të kësaj natyre.

Kote tha se janë dërguar në prokurori rreth 100 denoncime. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.