SHKUP – Papa Françesku: Nënë Tereza na ndihmo të dëgjojmë thirrjen e të varfërve

SHKUP, 7 maj /ATSH-ANSA/ – ”Falenderojmë Zotin për dhuratën e jetës dhe të karizmës së shenjtores Nënë Tereza… Në providencën tënde të pamatë na thërrite për të na dhënë dëshminë e dashurisë tënde ndërmjet më të varfëve të Indisë dhe gjithë botës. Ajo diti t’u bëjë mirë njerëzve më në nevojë, pasi njohu te ta fytyrën e Birit tënd”, ishin fjalët e para të lutjes së papa Françeskut në Memorialin e Nënë Terezës në Shkup.

“Të kërkojmë ty, shenjtorja Nënë Tereza, nëna e të varfërve, ndërhyrjen tënde të veçantë dhe ndihmën tënde, këtu, në qytetin tënd të lindjes, ku ishte shtëpia jote”, shtoi ai.

“Që prej këtu të lutemi… na jep aftësinë të jemi vigjilentë dhe të kujdesshëm ndaj thirrjes së të varfërve, të atyre që janë të privuar nga të drejtat e tyre, të të sëmurëve, të të margjinalizuarve…”, theksoi papa Françesku në Memorialin e Nënë Terezës në Shkup./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.