TIRANË, 7 maj /ATSH – Arbi Fortuzi/ – Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar në lidhje me megaoperacionin e zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Greke, duke arrestuar 23 persona në vendin tonë dhe 61 në total.
Sipas Lleshajt, kjo është një betejë tjetër e fituar, por lufta vazhdon ende.
“Goditja e madhe e radhës për krimin e organizuar. Shkatërrohet një tjetër merimangë kriminale falë angazhimit profesional të Policisë dhe Prokurorisë. Një betejë tjetër e fituar, por lufta vazhdon ende”, thekson Lleshaj, duke përgëzuar punën e mirë të Policisë së Shtetit. /a.g/