NATO: Vuajmë humbjen e njërës prej nesh, nëntetares Zarife Hasanaj

TIRANË, 7 maj/ATSH/- Aleanca e Atlantikut të Veriut, NATO, ka shprehur keqardhjen për humbjen e jetës të nëntetares, Zarife Hasanaj. Pëmes një mesazhi të publikuar nga NATO,  Aleanca shpreh solidaritet me aleatët shqiptarë.

“Me keqardhje të thellë vuajmë humbjen e njërës prej nesh, OR-5 Zarife Hasanaj. Jemi të gjithë thellësisht të prekur nga humbja e Hasanaj dhe në këto kohë të vështira i shprehim ngushëllimet tona familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë të afërmve të saj. Ne qëndrojmë në solidaritet me aleatët shqiptare dhe miqtë tanë ndërsa vuajmë humbjen dhe plagosjen e kolegëve tanë të Natos “Enhanced Forward Presence Battle group”, thekson NATO. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.