LONDËR – Zgjedhjet europiane do të mbahen në BM, edhe nëse miratohet marrëveshja e Brexit

LONDËR, 7 maj /ATSH-AFP/ – Zgjedhjet europiane do të mbahen në Britaninë e Madhe më 23 maj,  edhe nëse deputetët britanike do të miratojnë deri atëherë marrëveshjen e Brexit, deklaroi sot zëvendëskryeministri David Lidington.

Parlamenti Europian, që do të dalë nga zgjedhjet e mbajtura nga 23 deri më 26 maj në të gjithë BE-në, pritet të nisë punën për herë të parë më 2 korrik.

Qeveria konservatore e May-t është angazhuar për më shumë se një muaj në diskutime me opozitën laburiste për të arritur një konsensus për miratimin e marrëveshjes Brexit, e arritur me Brukselin në fund të nëntorit, por e hedhur poshtë tri herë nga parlamenti britanik.//v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.