GJERMANI – Princi Çarls nuk e fsheh lumturinë e të bërit gjysh për herë të katërt

BERLIN, 7 maj /ATSH-AFP/ – Princi Çarls u shpreh sot se ndihej i lumtur se ishte bërë gjysh i një djali, pas lindjes së foshnjes të princit Harry dhe bashkëshortes së tij Meghan, gjatë një vizite në Gjermani.

‘’Është vërtetë kënaqësi e veçantë të jem sërish në Berlin, edhe si gjysh i një nipi të porsa lindur’’, pohoi ai në gjermanisht në një fjalim të mbajtur në ambasadën britanike.

‘’Ai ishte shprehur më herët, në kuadër të një pritje me shefin e shtetit gjerman, se ndihej shumë i lumtur dhe po priste me padurim të vizitonte familjen e vogël në ditët në vijim, kur gjendja shëndetësore e tyre të jetë më e stabilizuar./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.