Agjencia Telegrafike Shqiptare

Forcim i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Iowas

PRISHTINË, 7 maj /ATSH/ – Miqësia e jashtëzakonshme mes Kosovës dhe Iowas është trashëgimi e gjeneralit Timothy Orr.

Kështu deklaroi Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili takoi sot komandantin e Gardës Kombëtare të Iwoa-s Timothy Orr. Veseli thekson se gjenerali Orr po pensionohet nga Garda Kombëtare e Iowas, por ai nuk do të pensionohet kurrë nga miqësia me Kosovën.

“Garda të cilën e udhëhoqi është partneri kryesor i Ushtrisë së Kosovës. Për 40 vjet shërbim në Ushtrinë Amerikane, Orr është model i një qytetari e patrioti të devotshëm për sigurinë dhe paqen e vendit të tij, por edhe gjithë botës”, – tha Kreu i Kuvendit.

Ai shtoi se Kosova dhe Iowa do ta forcojnë edhe më tej partneritetin, duke marrë shembull pasionin e madh për këtë miqësi të gjeneralit Orr. /KosovaPress/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version