VIDEO/ Investimi në Qendrën Shëndetësore në Kashar, banorët: Ndryshim si nata me ditën

TIRANË, 6 maj/ATSH/ – Qendra shëndetësore në Kashar i është nënshtruar rehabilitimit në kuadër të programit të investimit të ministrisë së Shëndetësisë.

Qendra shëndetësore e Kasharit, siç thonë vetë banorët dhe personeli mjekësor, ka ndryshuar si nata me ditën.

“Godina ka qenë e vjetër, nuk kemi pasur as karrige për t’u ulur pacientët. Është transformuar gjithçka. Është vendosur gjithçka e re. Na është lehtësuar puna shumë”, thotë mjekja Rezarta Shehu.

“Godina ka qenë jashtë standardeve.Tani është më mirë, është rregulluar dhe është si nata me ditën. Edhe si banorë jemi më të kënaqur”, thotë një pacient.

“Kushtet nuk ishin normale dhe nuk mund të bëja dot vaksinën. Tani gjendja është shumë e mirë. Ka ngrohje. Ne si personel dhe pacientë ndjehemi shumë mirë “, thotë infermierja Xhenife Koçiu.

Ministria e Shëndetësisë po investon për fuqizimin e kujdesit Parësor ndërsa ka nisur programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore. Nga ana e saj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka siguruar se ky program do të vijojë.

“Për të siguruar akses dhe shërbim cilësor në portën e parë të kujdesit shëndetësor parësor pranë çdo komuniteti, vijon programi kombëtar i rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave”, thotë ministrja. /z.tosku/‬ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.