SOFT NEWS – Cilin emër do të zgjedhë princi Harry dhe Meghan … Arthur, Albert apo Shane ?

LONDËR, 6 maj /ATSH-AFP/ – Arthur, Albert, Shane? Mbështetësit e monarkisë britanike dhe kompanitë e basteve kanë nisur aludimet për emrin e pjesëtarit më të ri të mbretërisë, djalit të princit Harry dhe bashkëshortes së tij Meghan.

Anëtarët e familjes mbretërore shpesh parapëlqejnë një emër klasik, por është e mundur që djali i vogël i princit Charles dhe bashkëshortja e tij Meghan, ish-aktorja amerikane 37 vjeçe të bëjnë një zgjedhje më pak konvencionale.

Nëse ata gërmojnë mes morisë së emrave të familjes mbretërore, prindërit e rinj mund të ndalojnë tej Charles, emri i princit të Uellsit, gjyshi i foshnjës së porsalindur, apo Philip emri i dukës së Edinburgut, stërgjyshi i bebes.

Arthur, James, Albert ose Edward renditen gjithashtu mes emrave të përzgjedhur nga familja mbretërore dhe kompanitë e basteve, Arthur kryeson i pari në listë, njoftoi sot kompania e basteve ”William hill”.

Tek kompania tjetër e basteve ”Paddy Power” favoritët janë Alexander dhe James./ /v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.