Skandali 1MDB: Malajzia ekstradon një ish-bankier të ‘’Goldman Sachs’’ në SHBA

KUALA LUMPUR, 6 maj /ATSH-AFP/ – Një shtetas malajzian, ish-bankier i ”Goldman Sachs’’ i përfshirë në skandalin e madh të fondit sovran 1 miliardë dollarë u ekstradua të premten në SHBA për t’u hetuar, njoftoi sot prokurori i përgjithshëm i Malajzisë.

Një marrëveshje u arrit për një ”ekstradim të përkohshëm’’ të Ng Chong Hwa, i cili më tepër njihej me emrin e Roger Ng, për një periudhë 10 mujore për t’i mundësuar atij ekstradimin drejt SHBA-së dhe gjykata amerikane të marrë në dorë për gjykim çështjen pa vonesa, sipas një komunikate të prokurorit të përgjithshëm, Tommy Thomas.

Ky ish-drejtor i bankës amerikane u vu nën akuzë në nëntor nga gjykata amerikane, e cila kërkoi që në atë periudhë ekstradimin e tij.

“Roger Ng u ekstradua përkohësisht më 3 maj 2019 drejt SHBA-së dhe duhet të rikthehet në Malajzi për t’iu përgjigjur akuzave tona sapo të përfundojë hetimi në SHBA’’, shtoi prokurori./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.