MV – Pendarovski fiton zgjedhjet presidenciale

SHKUP, 6 maj /ATSH-MIA/ – Stevo Pendarovski fitoi dje zgjedhjet presidenciale kundër Gordana Siljanovskës me një diferencë prej 58 499 votash.

Pendarovski do të jetë president i ri i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ai fitoi dje zgjedhjet presidenciale me 51,66% të votave.

Gordana Siljanovska-Davkova fitoi 44,73% të tyre.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 46,70%.

Pendarovski do të jetë presidenti i pestë i Republikës.

Këtë funksion para tij e kanë kryer Kiro Gligorov, Boris Trajkovski, Branko Cërvenkovski dhe në 10 vitet e fundit në mandate të njëpasnjëshme Gjorge Ivanov, nga i cili Pendarovski do të marrë detyrën./ /os/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.