Moti në Kosovë, rënie të temperaturave

PRISHTINË, 6 maj/ATSH/ – Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se gjatë këtyre pesë ditëve vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit.

Sipas Institutit, këto masa gjatë ditës së martë do të fuqizohen dhe si pasojë do të ketë rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

“Në viset e ulëta parashikohen reshje shiu, në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1200 m reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me fjolla bore. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 9-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-12 m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik./KosovaPress/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.